Löwen triumfoi ndaj Benfikës 36-35 në ndeshjen hendbollistike të Grupit A të EHF Europa League.
Derbi i përmbushi pritshmëritë dhe siguroi ndeshjen më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Europa League.
Të 2 skuadrat kalonin me radhë në epërsi çdo disa minuta dhe në fund skuadra gjermane ishte më e shkathët.
Ndeshja u shënua nga një moment tejet interesante ku shikuesit mundën të shihnin një nga golat më të çuditshëm të hendbollit.
Miguel Sanchez-Migallon Naranjo i Benficas bëri një kundërsulm dhe goditi traversën.
Topi u hodh lart në ajër dhe goditi në kokë portierin, Joel Birlehm, i cili e vuri re shumë vonë dhe më pas topi përfundoi në rrjetë, shkruan lajmi.net.
Momentin në fjalë mund ta shikoni përmes pamjeve të mëposhtme