Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e falënderoi për kontributin e Shqipërisë për shtetin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Haradinaj, theksoi se gjatë takimit me ambasadorin Minxhozi kanë rreth proceseve aktuale në vend.
Haradinaj e ka dekoruar ambasadorin Minxhozi me medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.
Postimi i plotë i tij:
Në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi diskutuam rreth proceseve aktuale në vend.

Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën.
Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET./InLajmi/