Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një lidhje direkte në “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion të bastisjes në 13 lokacione në veriun e vendit, 7 në Mitrovicë Veriore, 3 në Zveçan dhe 3 në Leposaviq.
“Kjo është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhen me sulmin në Banjskë më 24 shtator të këtij viti”, ka thënë Elshani, duke shtuar se deri më tani nuk ka të arrestuar.
“Deri më tani nuk ka të arrestuar”,ka thënë ai.
Elshani ka thënë tutje se dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit po vazhdojnë të kryejnë punën në veri të vendit dhe kudo tjetër në territor të Kosovës.