Kjo është një pyetje që ka shkaktuar shumë debate gjatë dekadës së fundit. Por disa shkencëtarë pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë numrin magjik.
Sa orë gjumë duhet të flemë gjatë një dite?
Sipas Daniel Gartenberg, një ekspert përgjumindhe profesor në “Penn State University” shuma optimale e orëve të gjumit për një njeri është 8.5 orë në natë.
“Ndër vite ekspertët kanë treguar se 8 orë gjumë i qetë është shumë i nevojshëm për shëndetin tonë. Por që t’i bëni vërtet këto 8 orë gjumë, juve ju duhet të kaloni pak më shumë kohë në shtrat pasi ju do të flini gjumë vetëm gjatë 90% të të gjithë kohës së kaluar në shtrat. Ndaj për të fletur 8 orët e nevojshme ju do të duhet të kaloni 8.5 orë në shtratin tuaj”, shpjegon profesor Gartenberg.
“Është e pamohueshme që disa njerëz arrijnë të funksionojnë në mënyrë optimale edhe me më pak orë gjumë, por ky është një grup shumë i vogël njerëzish”, tha Gartenberg. Studimet tregojnë se gjumi me periudha të shkurtra kohore shoqërohet me probleme të shumta shëndetësore sidepresioni, obeziteti,diabetidhe sëmundje kardiovaskulare.
Ndaj për shumicën e njerëzve është e nevojshme që të kalojnë rreth 8.5 orë në shtrat? në mënyrë që të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe të mos rrezikohen nga këto probleme shëndetësore. Kur ne i privojmë gjumin vetes tonë ne jemi buke i bërë trupit dhe trurit një dëm të pariparueshëm.
Nëse jeni nga ata persona që nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë, provojeni këtë regjim të ri gjatë pushimeve, momente kur puna dhe stresi nuk ju detyrojnë të zgjoheni shpejt. Pasi të jeni përshtatur me këtë regjim ju do të ndjeni ndryshime të mëdha, fizike dhe mendore