Alban Krasniqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe bashkëshorti i deputetes në këtë parti, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bëë një thirrje publike të parit të Malishevës, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë Ragip Begajt që të zbatojë vendimin dhe t’i njoftojë kompanitë që të ndalin operimin e tyre, ku kjo komunë ditë më parë kishte marrë vendim për pezullimin e pëlqimeve të dhëna për operimin e gurthyesve si dhe bartjen e vendimmarrjes për gurthyesit nga kryetari dhe drejtori i Urbanizimit tek Kuvendi i Komunës.
Sipas Krasniqit nuk është natyra e degraduar nga gurthyesit në Malishevë laneti i Marsit dhe as i Saturnit.
”THIRRJE KRYETARIT RAGIP BEGAJ Zbato vendimin: Njofto kompanitë – ndalo operimin! Nuk është planeti i Marsit dhe as i Saturnit por natyra e degraduar nga gurthyesit në Malishevë. Qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre i thanë JO kësaj mënyre barbare të eksploatimit! Kryetar vepro!”, ka shkruar Krasniqi./InLajmi/