I dyshuari kryesor i aferës korruptive “Pronto”, Adem Grabovci përmes një postimi në Faceebook ka reaguar për kërcënimet që iu janë bërë prokurores speciale, Drita Hajdari, shkruan InLajmi.
Ai i ka quajtur të papranueshme krcënimet apo fyerjet në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë, i cili ka bërë thirrje organeve që rastet e tilla të sillen para drejtësisë./InLajmi/