• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ish-anëtari Bislimi: LDK nuk është projekt lojrash politike e eksperimentesh publike

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
4 September 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ish-anëtari Bislimi: LDK nuk është projekt lojrash politike e eksperimentesh publike
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, flet për orientimin e LDK-së që nuk duhet të devijoj por të mbetet ajo rrugë që trasoi me dekada presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, ndërsa thekson se LDK nuk është projekt lojërash politike e eksperimentesh publike, përcjell InLajmi.

Bislimi thotë se Kosova ka vetëm një rrugë që e shpie drejt vendit meritor në familjen e madhe të kombeve demokratike, dhe ajo rrugë është miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje është shprehur Bislimi se “Këtë rrugë të gjatë, transatlantike, por të brymosur me punë, sinqeritet, dhe partneritet të besueshëm, e trasoi Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Andaj theksoi ai se “Përmes kësaj rruge, Kosova arriti lirinë e pavarësinë. Vetëm përmes po të njëjtës rrugë, Kosova mund të arrijë zhvillimin e mëtutjeshëm.

Ndërkohë, thekson Bislimi se “Ata që sot kërkojnë rrugë të re, shpërfaqin mungesën e thellë të të kuptuarit të rrugës historike të Presidentit Rugova, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq përpjekjen agresive për të shkëputur familjen politike të Rugovës, pra LDK-në, nga rruga e vet historike ashtu që ta shuajnë njëherë e mirë filozofinë politike rugoviste duke e tjetërsuar LDK-në, komplet”

Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

“LDK NUK ËSHTË PROJEKT LOJRASH POLITIKE E EKSPERIMENTESH PUBLIKE

Ne kemi vetëm një rrugë që na shpije drejtë vendit meritor në familjen e madhe të kombeve demokratike: miqësia permanente dhe unike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugë tjetër nuk kemi! Këtë më së miri e dëshmon historia.

Qoftë Kongresi i Berlinit, apo Konferenca e Londrës, qoftë Negociatat e Vjenës apo edhe tash Dialogu i Brukselit, paraqesin fakte të pamohueshme historike dhe të tanishme që Evropa e vetme nuk ka arritë asnjëherë të zgjedhë siç duhet apo drejtë çështjen shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, pa ndërhyrjen vendimtare të SHBA-ve që nga fillimshekulli i 20-të nën lidershipin e Presidentit Ëilson e deri tek qershori 2007 i porosisë së prerë të Presidentit Bush se “mjaft është mjaft dhe Kosova do jetë e pavarur,” neve s’do ishim as ku jem sot – pra, s’do kishim Republikën e Kosovës si shtet sovran e demokratik.

Por, mos të harrojmë se involvimi amerikan në Kosovë është vlerë e shtuar në mes internacionalizmit dhe nacionalizmit amerikan—është projekti i vetëm më i suksesshëm që historikisht ka bashkuar dy taborret e kundërta të spektrit politik në SHBA, demokratë e republikanë. Është pika me kulminante e asaj që në literaturën e shkencës politike njihet si “American Exceptionalism” (apo ‘përjashtimizmi amerikan).

Partneriteti ynë me aleatët evropianë është i rëndësisë strategjike dhe nuk duhet neglizhuar assesi, por kjo në asnjë variant nuk e zëvendëson rëndësinë e SHBA-ve dhe as miqësisë ekzistenciale që duhet ta ruajmë me të. Në mes të ‘soft power’ të Joseph S. Nye dhe ‘hard power’ të mendimtarëve realistë si Morgenthau e Waltz, zgjedhja bëhet e lehtë për një vend si ky i yni: trajektorja e zhvillimit tonë doemos kërkon të jemi në linjë me partnerë që fuqinë e vendimmarrjes nuk e bazojnë vetëm në teoritë e diplomacisë, por edhe në vlerat e fuqisë (qoftë ekonomike, apo edhe ushtarake).

Këtë rrugë të gjatë, transatlantike, por të brymosur me punë, sinqeritet, dhe partneritet të besueshëm, e trasoi Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Përmes kësaj rruge, Kosova arriti lirinë e pavarësinë. Vetëm përmes po të njejtës rrugë, Kosova mund të arrijë zhvillimin e mëtutjeshëm. Asnjë rrugë tjetër nuk kryen punë.

Si një akademik i Sorbonne-s, e apasionant i Bogdanit, Rugova kishte kuptuar jo vetëm vlerat kombëtare shqiptare, të ruajtura bukur fortë qoftë edhe nën petkun e një orientalizmi e pansllavizmi sipërfaqësor, por edhe vet idenë universale të lirisë si themel mbi të cilin ishte ngritë Amerika si fanar i demokracisë në botë. Në fjalimin e tij më të famshëm, Presidenti Lincoln pas Betejës së Gettysburg-ut më 1863, kishte thënë se “SHBA-të janë një shtet i brymosur nga liria dhe barazia e secilit para Zotit.”

Ndërlidhja e këtyre koncepteve vlerore të lirisë dhe evropianizmit autokton të shqiptarëve ishte bërthama e vizionit politik të Rugovës si lider që rrugën drejtë lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë e bëri të suksesshme. Përtej Ghandi-t e Mandela-s, Martin Luther King-ut e Lech Walesa-s, rruga e Rugovës ishte ajo e ndërtimit të një ‘dashurie platonike’ në mes nevojës për ruajtjen biologjike të popullit tonë dhe përpjekjes për ndërkombëtarizimin e kauzës sonë.

Ata që sot kërkojnë rrugë të re, shpërfaqin mungesën e thellë të të kuptuarit të rrugës historike të Presidentit Rugova, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq – përpjekjen agresive për të shkëputur familjen politike të Rugovës, pra LDK-në, nga rruga e vet historike ashtu që ta shuajnë njëherë e mirë filozofinë politike rugoviste duke e tjetërsuar LDK-në komplet. Cilado qoftë arsyeja, problemi është madhor!

Ky problem, përtej LDK-së, sakaton edhe vet Kosovën. Një LDK e “rrugës së re” e ndarë nga rugovizmi si dajthtizmi më autentik kombëtar veç sa sforcon tutje oponentët politikë në spektrin e majtë. Një LDK e “rrugës së re” veç LDK e vërtetë nuk mund të jetë në kuptimin e vlerave politike, filozofisë rugoviste, dhe kohezionit të brendshëm. LDK nuk është projekt lojërash politike e eksperimentesh publike!

Siç ka thënë Presidenti Roosevelt: “në politikë asgjë nuk ndodhë rastësisht. Edhe nëse ndodhë, të jeni të sigurtë që ashtu ka qenë e planifikuar më herët.” Sot, më shumë se kurrë, neve na duhet që me syqeltësi, urtësi e mençuri ta ruajmë LDK-në nga çfarëdo “rastësie” që mund ta shmangë nga rruga e vet. Për mua, kjo është kauzë e shenjtë!

LDK i ka rrënjët thellë në kontributin monumental të shumicës dërmuese të popullit shqiptar të Kosovës, në sakrificën e qindra-mijëra aktivistëve, në financimin e organizimit paralel shtetëror nga mërgata jonë, dhe mbi të gjitha në trasimin e rrugës së vetme që na solli lirinë e pavarësinë, në miqësi permanente dhe unike me SHBA-të.

Andaj, vec një LDK e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare është forca politike që rrahë ende fort në zemrat e shqiptarëve që, përkundër dëshpërimeve të kohëpaskohshme, nuk e humbën asnjëherë besimin në të vërtetën—në filozofinë politike rugoviste si fanar që na ndriçoi rrugën e shtetndërtimit.

Bashkërisht, ne mund dhe duhet ta ruajmë LDK-në e vërtetë! Me lojalitet, durim e kurajo! Rrugë tjetër nuk kemi!”./InLajmi/

 

Tags: Faton BilimiIbrahim RugovaLDK
Postimi i mëparshëm

Arifi: Reagimin e Osmanit kundrejt Macron, Kosova do ta paguaj

Postimi tjetër

Osmani: Kosova po përballet përballet me sfida të sigurisë, ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë

Të ngjajshme Postime

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
KRYESORE

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
KRYESORE

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion
KRYESORE

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
KRYESORE

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
KRYESORE

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit
KRYESORE

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Postimi tjetër
Osmani: Kosova po përballet përballet me sfida të sigurisë, ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë

Osmani: Kosova po përballet përballet me sfida të sigurisë, ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu