Faton Klinaku nga OVL-UÇK këtë të premte ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit të vendit Albin Kurti, përcjell InLajmi
Klinaku tha se Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Albin Kurtin, i njëjti e ka përça faktorin politik në Luginën e Preshevës dhe se pritet ta përçajë faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë i tij:
Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti;
Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc);
Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
P.S
Sa t’ke njerëz të hipnotizuar, “grahi” se mirë e ke. /InLajmi/