Se a duhet të dorëhiqet nga kreu i Komunës ka folur kryetari i Zubin Potokut nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri.
Ai thotë se do t’i përshtatet Ligjit që parasheh Republika e Kosovës.
“Unë nuk e di se si ky udhëzim mundet të shkojë proceduralisht, mirëpo unë do t’i përshtatem secilës formë ligjore që janë insititucionet e republikës së Kosovës”, u shpreh ai
Lidhur me këtë, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë ai i Zveçanit.
Zëdhënësja e kryetarit të kësaj komune, Diellëza Uka, tha se Ilir Peci nuk ka ende asnjë vendim.
Ajo tha se duhet së pari të konsultohen me partinë.

“Kryetari është duke vazhduar mandatin, është duke i kryer punët që duhet për qytetarët pa dallim etnie, si për serbët, si për shqiptarët, është vazhdimisht në terren, është vazhdimisht duke i takuar qytetarët, jemi duke punuar, sa i përket dorëheqjes nuk kemi asnjë përgjigje. Nuk ka vendim ende, duhet me u konsultu me partinë, nuk merr asnjë hap pa u konsultuar me Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo për Front Online.
Zgjedhjet janë obligim që dalin nga një marrëveshje mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për shtensionimin e situatës në veri.