Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës kundër pezullimit të certifikatës së biznesit të këtij mediumi, përcjell InLajmi.
Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe nga shumë gazetarë, ndër të cilët kanë reaguar me një gjuhë të ashpër, njëri ndër ta ishte analisti Imer Mushkolaj, i cili tha se një ditë pas kërcënimit të pushtetit, nëpërmjet Dejona Mihalit, qeveria vendos që Klan Kosovës t’i merret licenca.
Mushkolaj këtë veprim e quajti sulm brutal dhe të paprecedent ndaj mediave të lira dhe fjalës së lirë, duke thënë se është sulm mbi dekokracinë.
Postimi i plotë i tij:
Një ditë pas kërcënimit të pushtetit, nëpërmjet Dejona Mihalit, qeveria vendos që Klan Kosovës t’i merret licenca.
Ky është sulm brutal dhe i paprecedent ndaj mediave të lira dhe fjalës së lirë. Është sulm mbi dekokracinë.
Solidarizim, jo nënshtrim!/InLajmi/