Të premten është marrë vendim që të mos merret për bazë ankesa e Klan Kosovës kundër vendimit të ARBK-së e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka pezulluar kohë më parë licensën e regjistrimit të biznesit, mediumit të lartë cekur, përcjell InLajmi.
Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe nga shumë gazetarë, ndër të cilët kanë reaguar me një gjuhë të ashpër edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili u shpreh se ditë të zeza po vijnë për demokracinë dhe lirinë e medias në Kosovë.
Ndër të tjera Kajtazi bëri thirrje që mediat ta bojkotojnë përcjelljen e aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ditë zie per demokracine. Diktatura sot mori formen me brutale kunder lirise dhe demokracise.

Bojkot i punes se Qeverise!/InLajmi/