Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli tha se do të votoj pro rrëzimit të Qeverisë, nëse bëhen 61 vota. Megjithatë, ai e ka një kusht. Nëse këtë mocion nuk e voton Lista Serbe, përcjell InLajmi
“Po do të votoj me rrëzu Qeverinë nëse bëhen 61 vota, por pa Listën Serbe”, u shpreh ai
Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar se me të filluar sesioni vjeshtor i punës në Kuvend, do të dërgojë një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë.
Sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, ku ai thotë se rrëzimin e Qeverisë nuk e do me votat e Listës Serbe, por me votat e shqiptarëve, përcjell Gazeta Blic
Ndërkohë, edhe nga PDK e LDK po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti.