Pas përpjekjeve intensive nga autoritetet është normalizuar situata dhe janë shuar zjarret në masivin pyjor me pisha në kodrat e Peshtanit në Fier.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se, pas 4 ditësh punë intensive në terren nga efektivat e zjarrëfikëseve të Fierit dhe me ndihmën e helikopterit nga ajri u bë e munduar shuarja e plotë e të gjitha vatrave të zjarrit që përfshinë kodrat me pisha në zonën e Peshtanit.

Balla shprehu mirënjohje dhe falenderime për efektivat e zjarrëfikësve dhe Forcat e Armatosura të cilat u përfshinë në këtë operacion të vështirë, shkruan ATSH.

Ministri tha se për zjarrvënësit do të ketë ndëshkim sipas ligjit.