Skuadra kosovare, Drita ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e tyre të parë në raundin e 2-të në UEFA Conference League.
Trajneri Akis Vavalis ka zgjedhur emrat më të fortë në ekipin nga Gjilani për ndeshjen ndaj Viktoria Plzen.
Ndeshja e parë mes skuadrës çeke dhe kosovare zhvillohet më 27 korrik në Çeki, kurse më 3 gusht në “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net.
Kujtojmë që “Intelektualët” në raundin e parë nuk luajtën fare në UEFA Conference League.
