Në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të basketbollit, Kosova të mërkurën do të ballafaqohet me Zvicrën, ndeshje që zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Para ndeshjes, në një konferencë për media, foli trajneri Rami Hadar dhe kapiteni Dardan Berisha të cilët u shprehën optimist për rezultat pozitiv të mërkurën.
Ndërsa tani është Federata e Basketbollit e Kosovës që njofton që kanë dalë në shitje biletat për këtë takim.
Çmimi i tyre është 3 euro dhe Sekretarja e Federatës së Basketbollit, Elvira Dushku bëri të ditur se nuk do të ketë bileta VIP, shkruan lajmi.net
Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje nga tifozët”, shkruhej në njoftimin e FBK-së.