Ambasada e Kosovës në Ottava të Kanadasë, ka reaguar pas sulmit me armë në qendër të këtij qyteti, ku ka bërë thirrje kosovarëve që të shmangen nga zona e qendrës së Otavës, shkran InLajmi.
Sipas ambasadës së Kosovës në Ottava nuk është raportuar se ka kosovarë të përfshirë në këtë ngjarje .
Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës, Policia e Ottawas dhe ekipet e emergjencës u thirrën në bllokun 400 të Rrugës Gilmour pasi u raportua për të shtëna aktive me ‘persona të shumtë’ të plagosur./InLajmi/