Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe sot pas një seri takimesh në Kuvendin e Kosovës në tentim për të nënshkruar një marrëveshje për koalicion, shkruan InLajmi.
Ky takim është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, pasi doli nga mbledhja e Kryesisë së partisë, teksa po nisej drejt Kuvendit për takimin me Isa Mustafën ka thënë se marrëveshja është shumë afër./InLajmi/