Ministria e Brendshme gjermane njoftoi sot se numri i kërkesave për azil në vend ishte në rënie 14 për qind vitin e kaluar krahasuar me 2015 dhe 2016, kur shpërtheu kriza e migrantëve.
Vitin e kaluar, janë paraqitur 111,094 kërkesa për azil ose 18.534 apo 14.3 për qind sesa 2018.
Numri më i madh i kërkesave për azil u paraqitën nga migrantët nga Siria – rreth 26.453 aplikime, të ndjekura nga shtetas të Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit. Gjithsej 6.771 kërkesa ishin paraqitur vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, , raporton AP.
Ministri Horst Zehofer tha se për të tretin vit radhazi, numri i aplikimeve ishte në rënie, duke treguar se masat e shumta të marra kundër emigracionit të pakontrolluar kishin rezultuar të efektshëm, por që presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe Gjermanisë do të mbetej i lartë.