Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dërguar Ministrinë e Jashtme në Kosovë të nënshkruara të 13 marrëveshjet të cilat duhet të ishin miratuar në mbledhjen e 2 qeverive të paralajmëruar por e cila nuk u mbajt, përcjell InLajmi.
Ndërsa i ka dërguar të 13-të marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e tij, Rama shpreson se pas kësaj Kurti do ta takojë atë gjatë vizitës së sotme në Prishtinë.
Ai fillimisht bëri të ditur se vizitën e tij 2 ditore po e zhvillon në qytetin e Shkupi, pastaj turin e tij do të vazhdojë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Osmani.
Rama gjithashtu shpreson të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën 2 ditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së 2 qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite/InLajmi/