Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur një llogari në platformën “GoFundMe” për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj, e cila humbi mbrëmë tragjikisht 2 anëtarë pas vërshimeve në Pejë, përcjell InLajmi
Pacolli u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve të të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë.
Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Pejë.
Postimi i plotë i tij:
Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë! /InLajmi/