Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shkuar për ngushëllime tek familja Ademaj e cila humbi 2 anëtarë e saj, pas përmbytjeve në Pejë, percjell InLajmi
Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e gatshme të intervenojë.
Ai theksoi se së bashku edhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kanë dalur në terren për ta parë nga afër gjendjen.
Postimi i plotë i tij:
Humbja tragjike e jetës së 2 qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin.
Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, z. Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.
Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja! InLajmi/