Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh zbuluan 3 anije të fundosura gjatë një ekspedite arkeologjike nënujore vitin e kaluar në Detin Mesdhe, transmeton InLajmi.
Ekspedita mblodhi gjithashtu imazhe me rezolucion të lartë të 3 rrënojave të anijeve të zbuluara fillimisht nga oqeanografi Robert Ballard dhe arkeologia Anna Marguerite McCann.
Gjetjet e studiuesve u prezantuan të enjten gjatë një konference për shtyp të UNESCO-s në Paris.
20 shkencëtarë nga Algjeria, Kroacia, Egjipti, Franca, Italia, Maroku, Spanja dhe Tunizia u nisën me anijen kërkimore franceze Alfred Merlin në një udhëtim 14-ditor midis gushtit dhe shtatorit.
Ekipi përdori pajisjet nënujore për të shikuar anijet e fundosura, që datojnë nga kohërat e lashta deri në shekullin e 20-të, me hidrolokator, shkruan CNN.
Anija e mbytur u zbulua në një thellësi prej rreth 411 metra dhe u kap në imazhet sonare. /InLajmi/