Albin Kurti, kryetari i Vetevendosjes, partia e të cilit doli e para në zgjedhjete 6 tetorit ka arritur në zyrën e Presidentit Hashim Thaci për të marrë mandatin për formimin e qeverisë.
Kurti kishte refuzuar tri ftesa të Thacit gjatë dhjetorit derisa kishte propozuar vete datën 6 janar për të takuar atë.
Sot para pak ore ai në Facebook ka publikuar një video përmes së cilës ka propozuar emrat e ministrave nga partia e tij, duke kërkuar nga LDK-ja që të propozojnë edhe ata emrat e ministrave ndonëse nuk kanë ndonjë marrëveshje.