Pas publikimit të videos nga Albin Kurti, ku ka propozuar emrat e ministrave të ardhshme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se video e publikuar nga Kurti, tregon ngurtësinë politike të tij, mosbesimin e tij në sistemin pluralist e demokratik dhe egoizmin e tij për fitore, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë i saj:
Monologu me video e Facebook, në kohën kur duhet pragmatizëm e takime me partnerë për formim të qeverisë, tregon mjaftueshëm për ngurtësinë politike të Albinit, mosbesimin e tij në sistemin pluralist e demokratik, dhe egoizmin e tij për fitore vetanake.
Albini po na tregon çdo ditë që nuk i do koalicionet. Nuk do partnerë politik. Nuk i beson askujt. Madje për ministra, nuk u beson as bashkëpartiakëve të tij. Nuk i beson shtetit të Kosovës.
Kosova është e varfër për me mbajtë zgjedhje sa herë Albini ka nevojë për shërim të komplekseve të tij politike. Ai e ka obligim t’a formojë qeverinë sa më shpejtë, e të mos e mbajë Kosovën peng të tekeve të tij me video të tilla qesharake e joserioze. Nuk jemi në fushatë, por në procedurë kushtetuese ku ti ke obligim të veprosh konform saj!
Kosova po pret! /InLajmi