Real Madrid dhe Eden Hazard kanë arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës dhe lojtari do të lirohet nga klubi mbretëror më 30 qershor 2023.
Edhe pse kishte edhe një vit kontratë, duket se Los Blancos nuk kanë pranuar më ta mbajë, duke i ofruar marrëveshje për shkëputje të kontratës, shkruan Telegrafi.
“Eden Hazard ka qenë pjesë e klubit tonë për 4 sezone, në të cilat ka fituar 8 tituj: Një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane, DY La Liga, një Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle”.