Këshilltari i posaçëm në Departamentin e Shtetit të Amerikanëve, Dereck Chollet, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nxitur serbët për paqe dhe qetësi në Kosovë, përcjell InLajmi.
Chollet i ka kërkuar Vuçiqit të ndërrmarrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës.
Ai tha se situata duhet të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Postimi i plotë i tij:
Inkurajoi dje presidentin serb Vuçiq që të nxisë qetësinë mes serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja./InLajmi/