Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, përcjell InLajmi.
Rama tha se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe sipas tij lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj.
Ai gjithashtu shtoi se sa më shumë të zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova.
Postimi i plotë i tij:
Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!/InLajmi/