Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kritikuar forcat paqëruajtëse ndërkombëtare, KROR-in për siç tha jo regaim të vonshëm kundrejt ndaj konfliktit mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serb të premten, transmeton InLajmi.
Ndrërsa sot tha Brnabiq, KFOR po mbron uzurpatorët nga qytetarët e thjeshtë.
“Nuk kam asnjë fjalë të mirë për të thënë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it, reagimi i tyre ishte shumë vonë. Ata duhej të ishin atje të premten, siç janë atje sot”, u tha Brnabiq gazetarëve në Rakovica.
Kryeministrja kujtoi se mandati i KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është mbrojtja e paqes dhe stabilitetit, e mbi të gjitha jeta e njerëzve.
“Sot nuk mbrojnë njerëzit, nuk mbrojnë demokracinë, nuk mbrojnë institucionet. Ata janë sot atje për të mbrojtur uzurpatorët nga demokracia dhe qytetarët e thjeshtë” , u shpreh Brnabiq, shkruan Danas.rs.
Ajo ka falënderuar popullin serb në Kosovë dhe Metohi që është treguar “dinjitoz” në protestat e tyre para ndërtesave komunale të ruajtura nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës dhe theksoi se Serbia duhet të vazhdojë të ruajë paqen./InLajmi/