Një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë ka ndodhur sot para komunës së Zveçanit.
Qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.
Mes këtyre tensioneve, kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ka arritur të hyjë në objektin e komunës.
Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se ndodhet në zyrën e kryetari.
Peci thotë se në zyrën e tij është shumë qetë.
“Unë jam brenda objektit të komunës, në zyrën e kryetarit. Në zyrën time është shumë mirë, qetë”, u shpreh ai.
Ai u pyet nëse ka qenë i informuar se do të bëhet një grumbullim i tillë i serbëve.
Por e mohoi të ketë pasur ndonjë informatë.
“Jo ne nuk kemi ditë asgjë për grumbullimin e serbëve para komunës. Me rëndësi, unë për momentin jam në zyrën e kryetarit”, i shpreh ai.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Para kësaj, policia po ashtu njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.