India dhe Australia kanë arritur një marrëveshje për migracionin, pasi synojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik, transmeton InLajmi.
Njoftimi erdhi pasi kryeministri indian Narendra Modi u takua me homologun e tij Anthony Albanese në Sydney të mërkurën.
India dhe Australia janë pjesë e grupit 4 anëtarësh Quad, i cili përfshin gjithashtu Japoninë dhe SHBA-në.
Kjo është vizita e parë e Modi në Australi që nga viti 2014 dhe vjen 2 muaj pasi Albanese vizitoi Indinë në mars, shkruan BBC.
Negociatat për marrëveshjen e migracionit kanë vazhduar prej disa vitesh. Australia tashmë ka një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë migruar nga India, të dhënat e regjistrimit tregojnë se nga më shumë se një milion njerëz që u shpërngulën në Australi që nga viti 2016, pothuajse 1/4 ishin nga India. /InLajmi/