Trepça dhe Peja tashmë i kanë zhvilluar 4 finalet e play off-it në basketbollin kosovar, 2 në “Karagaçi” dhe 2 në “Minatori”, ballafaqime të cilat ofruan spektakël të madh.
Pas 4 ndeshjeve, rezultati është i barabartë 2-2 dhe kjo nënkupton që duhet të zhvillohet finalja e 5 dhe vendimtare për titullin e kampionit.
Do të jetë palestra “Minatori” mikpritëse e finales së madhe, e cila do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00, shkruan Lajmi.net.
Edhe aty do na pret një ndeshje spektakolare nga të 2 ekipet.