Në Arllat të Drenasit është gjetur një mjet shpërthyes, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
FSK ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa asnjë incident.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arllat, Drenas 10.05.2023 – 10:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident. /InLajmi/