• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ja se çfarë do të bisedohet në takimin e Kurtit e Vuçiqit

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
29 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Pas disa orësh përfundon takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian tha të premtën se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës në Bruksel në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të 2 vendeve.

Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

“Pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth kuadrit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre 2 temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera të rëndësisë politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Diplomatët perëndimor presin nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që gjatë takimit të 2 majit të arrijnë përparim në zbatimin e marrëveshjes.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi pas një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se pret një takim konstruktiv dhe përparim në dialog, posaçërisht për formimin e Asociacionit.

Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të kërij asociacioni që përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë, tashmë ka filluar punën në hartimin e statutit që pritet të paraqitet në tryezën e bisedimeve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkroi se sipas një vendimi të vitit 2020 parashihet që Ekipi Menaxhues të bashkërendohet më ministrinë e tij dhe t’i raportojë asaj. Por, ky ekip, tha ai, nuk i është përgjigur një ftese për takim.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mos raportimi nga ana e ekipit menaxhues është qasje e papërgjegjshme ndaj institucioneve të vendit.

“Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë nga një kryesuese e këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandar Vuçiçit dhe deputetja e Aleksandar Vuçiçit nuk mundet me shkrujt pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës, kjo është ABC e interesit tonë publik dhe shtetëror”, tha ai.

Konjufca tha se Ekipi menaxhues duhet të përbëhet nga njerëz të Kosovës që nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë interesin e Serbisë. Ai tha se Kosova nuk do të pranojë asgjë nga ky ekip që është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, shkruan VOA

“Ata e kanë nënshkruar edhe me 2015 marrëveshjen për Asociacionin por më e lartë është Kushtetuta jonë, më e lartë është Gjykata jonë Kushtetuese e cila e ka rrëzuar atë poshtë. Kështu që nëse nisemi nga ky princip, nëse e mbajmë këtë drejtim edhe mundësia e Ekipit menaxhues edhe e (Aleksandar) Vuçiçit për të dëmtuar Kosovën nëse ne i mbajmë interesat tona, nëse ne nuk bëjmë kompromis me kushtetutën tonë, hapësira e tyre është faktikisht fiktive për t’i bërë dëm Kosovës”, tha zoti Konjufca.

 

Tags: Albin KurtiAleksander VuçiqBashkimi Evropian
Postimi i mëparshëm

Policia del me detaje të reja për vrasjen në Malishevë

Postimi tjetër

5 persona rrahen në mes vete në Deçan, 2 nga ta përfundojnë në mbajtje

Të ngjajshme Postime

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr
KRYESORE

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025
Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë
KRYESORE

Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

30 December 2025
Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat
KRYESORE

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

30 December 2025
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje
KRYESORE

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje

30 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë
KRYESORE

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

29 December 2025
Postimi tjetër
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

5 persona rrahen në mes vete në Deçan, 2 nga ta përfundojnë në mbajtje

Lajmet e fundit

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

30 December 2025
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30 December 2025
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025
Arabia Saudite nisi një ‘sulm të kufizuar’ në Jemen për shkak të dërgesës së armëve nga dy anije në portin e al-Mukalla

Arabia Saudite nisi një ‘sulm të kufizuar’ në Jemen për shkak të dërgesës së armëve nga dy anije në portin e al-Mukalla

30 December 2025
Kosova, investitori kryesor në Shqipëri për vitin 2025

Kosova, investitori kryesor në Shqipëri për vitin 2025

30 December 2025
Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

30 December 2025
Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

30 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu