Policia e Kosovës të premten ka arrestuar 5 persona në fshatin Lebushë të komunës së Deçanit, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë të njejtit dyshohet se si pasojë e një mos marrëveshje u rrahen në mes vete ku me pas kërkuan tretman mjekësor.
Nga policia u bë e ditur se me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa 3 tjerët lirohen në procedurë të rregullt
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Lebushë, Deçan28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt. /InLajmi/