Në orët e vona të së martës 3 persona sulmuan fizikisht gazetarin dhe opinionistin e njohur kosovar, Valon Syla, përcjell, ndërsa pasuan reagime të shumta nga krerët e institucioneve, partive politike, komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile, duke e cilësuar këtë akt ndërhyrje ndaj fjalës së lirë InLajmi.
Për rastin e sulmit ndaj gazetarit Syla të enjte reagoi edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.
Nga Ambasada deklaruan se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e shprehjes së tyre shkel parimet thelbësore demokratike.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikanë në Kosovë:
Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e shprehjes së tyre shkel parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, garantimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci. /InLajmi/
