Është gjetur pa shenja jete një person në objektin e Komunës së Prishtinës, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se “në objektin e Komunës se Prishtinës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr.Ilir Konushevci, Prishtinë 12.04.2023-09:30.Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /InLajmi/