Aderimi i parukierit Kaci në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pak kohë më parë, bëri u debatua shumë në media.
Megjithatë, ai në një debat televiziv tregoi se kishte qenë pjesë e kësaj partie që nga themelimi i saj.
Ndërkohë, ai duket se ka krijuar tashmë një afërsi më të madhe me anëtaret e kësaj partie politike.
I njëjti së fundmi ka publikuar në InstaStory një fotografi me një ndër klientet e tij të para nga kjo parti, e cila është ish-ministrja, Albena Reshitaj.
Duke qenë ndër parukierët më me zë në vend, Kaci duket se tash e tutje do të jetë zgjedhja e parë e anëtarëve femra të këtij subjekti politik, për dukjen e tyre./InLajmi/
