Shkruan: Zafir Berisha
Që nga pas lufta, fushata kundër luftës së UÇK-së dhe eksponentëve të saj nuk është ndalur asnjëherë.
Nostalgjikët e Jugosllavisë, kumarët dhe të privilegjuarit e Serbisë dhe bashkëpuntorët e tyre, në qershorin e vitit 1999 u gjendën si peshku në zall, sepse kishte përfunduar epoka e jugosllavëve dhe serbofilëve shqiptarë.
Ata shumë shpejt e gjetën vetën si pakurrizorë që janë, duke u infiltruar në kuadër të regjimit të UNMIK-ut, mision ky ndërkombëtar i cili përbëhej edhe nga përfaqësues të shteteve jo mike të Kosovës, të cilat edhe sot (2023) nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Të gjendur në rrethana të reja, ata (bashëpunëtorët e Serbisë) rivendosën lidhjet me patronët e vjetër në Beograd dhe vazhduan misionin e tyre me detyra të reja, duke luftuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë, me theks të veçantë ish-luftëtarët e UÇK-së dhe veprimtarët politikë e të çështjes kombëtare.
Gjuha e urrejtjes, shpifjet, linçimet dhe propaganda përçarëse mbi baza politike, krahinore, fetare e gjuhësore, u bë “modë” në diskursin publik e që ndikoi jashtëzakonisht shumë në jetën politike, sigurisë, ekonomike e sociale në Kosovë.
Viktima të këtij truku të sponzorizuar nga Serbia, përmes argatëve të vet në Kosovë, ranë shumë qytetarë dhe një pjesë e “veprimtarëve” që ora u ishte ndaluar në vitin 1999 dhe që ishin bërë target i lehtë për “peshkim” nga Serbia dhe njerëzit e saj.
U vranë në rrethane të pasqaruara shumë luftëtarë të UÇK-së e veprimtarë politikë, u shantazhuan e u arrestuan me akuza të sajuara nga Serbia dhe argatët e saj, si dhe u burgosën qindra luftëtarë të UÇK-së në emër të “drejtësisë” nga soji i prokurorit italian Salustro, në UNMIK me vonë EULEX, i cili pasi përfundoi misionin e tij në Kosovë, shkoi si këshilltar te kryeprokurori i Prukurorisë në Serbi.
Misionarët e Serbisë në Kosovë, u kujdesën veçanërisht në luftën propagandistike përmes medieve të shkruara dhe elektronike që ndikuan në “shpërlarjen e trurit” të një pjesë e madhe e qytetarëve me mendim të kufizuar kritik.
Nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa ndonjë kronik të zezë, shpifje dhe linçim të përgatitur në kuzhinat e Beogradit, që i referohej ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, edhe pse lufta e UÇK-së misionin e kishte përfunduar më 12 qershor 1999.
Serbia e dinte se themeli i shtetit të Kosovës është UÇK, prandaj investoi shumë në dëmtimin e imazhit të saj, përmes lajmeve të rreme nëpër paçavura informative, të cilat përkthenin dhe transmetonin “lajmet” e Tanjugut serb dhe Sputnikut rus në Kosovë.
Serbia në luftën e saj për zhbërjen e shtetit të Kosovës, përveç investimit në Kosovë, u angazhua edhe me diplomacinë e jashtme, ku target kishte UÇK-në.
Sherbimi sekret serb BIA, angazhoi me mision ambasadorin në Zvicër Milan St. Protiq, i cili rekrutoi dhe furnizoi me dosje të sajuara nga Serbia për UÇK-në senatorin Dick Marty, i cili në bazë të atyre matrialeve hartoi edhe raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës.
Në këtë drejtim, Serbia kishte mbështetjen e pakursyer të Rusisë e cila loboi fuqishëm në Këshillin e Evropës që ky raport të miratohet, nga ku edhe do të fillojë themelimi i mostrumit politik në Hagë, i cili tashmë ka nxjerrë në bankën e akuzës EPOKËN E LAVDISHME TË UÇK-së!
Serbia me argatët e saj, pasi e qitën në binarët e vet Gjykatën Speciale në Hagë, u kudesën me përkushtim që të ndryshojnë klimën politike dhe institucionale në Kosovë, me idenë që EPOKA E UÇK-së në Hagë të mos ketë mbështetje.
Serbia vazhdon të investojë shumë në luftën propagandistike me sloganin “Kosova është shkatërruar që nga pas lufta, duke ua atribuar këtë “shkatërrim” eksponentëve të UÇK-së dhe klasës politike që ka qeverisur, dhe në të njejtën kohë duke i joshur “trushpërlarët”, se para luftës d.m.th. në kohën e Serbisë kemi qenë mirë, jo sot!!!
Pasi Serbia me investimet e mëdha të financuara edhe nga mafia energjetike në Ballkan, e solli në pushtet një sekt politik, i cili çdo gjë është vetëm parti jo, e që po qëndron indiferente me atë që po ndodh në Hagë, ajo (Serbia) po pret fitore kundër UÇK-së dhe Kosovës.
Mirëpo, populli si gjithnjë në kohë të vështira për Kosovën, me 2 prill 2023 përmes MARSHIT PËR DREJTËSI i tregoi Serbisë dhe argatëve të saj se do të dalin të humbur edhe në këtë betejë.