Bad New Eagles kanë arritur të korrin sërish fitore dhe të jenë pjesë e Majorit, duke e mposhtur kështu ekipin e 2-të më të mirë në botë, përcjell InLajmi.
Kjo fitore e lumturoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, i cili i përgëzoi djemtë e ekipit për fitoren, duke u uruar sukese edhe më tutje.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e 2-të më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”, tha Kurti.
Gjithashtu ai ka postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Me plis për në Paris”. InLajmi/