Armend Rexhepagiqi, një nga këngëtarët më të njohur të muzikës në Kosovë, ka ditur përherë të mahnit publikun me prurjet e tij. “Shkel” është një ndër këngët më të njohura të tij e cila ka bërë shumë zhurmë në skenën muzikore.
Kjo këngë është shkruar nga vetë këngëtari dhe përcjell mesazhe të forta për të gjithë dëgjuesit.
Kënga përshkruan situata të ndryshme të jetës dhe sfidat që një person mund të hasë në rrugën e tij drejt dashurisë, apo më saktësisht për zhgënjimin që njeriu has në dashuri.
“Shkel” është bërë në një nivel të lartë profesionalizmi me një interpretim të shkëlqyer nga artisti, ku edhe sot vazhdon të dëgjohet e pëlqehet, shkruan Kult Plus.
“Shkel” është një këngë që ka të gjitha elementet e një këngës të suksesshme, andaj ka arritur t’i mbijetojë kohës. Me një tekst të fortë, një muzikë të fuqishme dhe një video kreativ, kjo këngë ka bërë një impakt të fortë te publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=yBq-tlex7pA