Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë të mërkurë përkujtoi 24 vjetorin e Masakrës së Rezallës, përcjell InLajmi.
Kurti deklaroi se e vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Më tej ai tha se muk mund të lejojnë lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.
Postimi i plotë i tij:
Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë. Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi. /InLajmi/