Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka komentuar gjyqin që po mbahet këtë të hënë kundrejt ish-ushtarëve të UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Abbott thotë se në Hagë nuk po gjykohet lufta e UÇK-së për liri, por veprimet e individëve.

Ai thekson se “Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”.

Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Sipas tij, është e drejtë që Kosova të ketë guximin të ndjekë drejtësinë për viktimat e tjera dhe të zbatojë sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e saj, edhe në rrethanat më të vështira. /InLajmi/