Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.
Pjesë e protestës është edhe babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragipi. Ai është shprehur se këtu jemi para një gjykatë të padrejtë.
“Sot këtu jemi për tu solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin, këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës”, është deklaruar Xhaka.
Pjesë e protestës është parë edhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”.
2 vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre, shkruan lajmi.net
Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues janë deklaruar të pafajshëm.