Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e Dukagjinit, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se prilli i vitit 1999, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit, që dolën në mbrojtje të vendit.
Ai ka shprehur përuljen dhe respektin ndaj sakrificës së dëshmorëve për liri.
Tutje, ai theksoi se gjaku i dëshmorëve mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë.
Postimi i plotë i tij:
Prilli i vitit 1999, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës.
Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka.
Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës.
Gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë. Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime. /InLajmi/