Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca po qëndron në Uashington në kuadër të Samitit të 2 për Demokraci, përcjell InLajmi.
Konjufca në kuadër të këtij samiti është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në margjina të Samitit të 2 për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës.
Potencova progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO. Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve 2palëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. /InLajmi/