Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh e pakënaqur për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, raporton InLajmi.
Ministrja Haxhiu tha se për Kushtetuesen më e rëndësishme ka qenë interesi individual i ndonjë anëtari të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm e ndalja e korporatizmit.
“Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’i ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe jo të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të shtunën”, tha ajo.
Më tej Haxhiu deklaroi se nuk kanë pranuar ende aktgjykimin e Kushteuteses. /InLajmi/