Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo parti dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Gjykata kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Albin Kurtit për kontrollimin dhe cenimin e integritetit dhe profesionalizmit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ai tha se Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë nuk mund dhe nuk do t’a lejojmë asnjëherë të shkelet siç i quan Krasniqi pretendime uzurpuese të pushtetit.
Do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti, përfundoi kryetari i PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.
Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.
Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti./InLajmi/