Cristiano Ronaldo ka mahnitur publikun në një Konferencë Sportive Ndërkombëtare në Dubai. Ai është paraqitur para të gjithëve me një veshje që kap vlerën e 630 mijë $.
Në dorën e tij shihet dy unaza me diamant. Njëra ishte me diamant të verdhë dhe ngjasonte me një unazë fejese për femra dhe kap shifrën e 200mijë $. Unaza tjetër ishte rreth i veshur i gjithi me diamante dhe kap vlerën prej 50 mijë $.
34-vjeçari i shihet në dorë edhe një orë e cila cilësohet si më e shtrenjta që ka bërë Rolex. Ajo është një Rolex GMT-Master dhe kushton 380 mijë dollarë. Është e bërë vetem me ar dh me qindra diamantë të vegjël.
