Analisti Andi Bushati tha se avantazhimi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.
Sipas tij një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë.
Bushati përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë Kurti, shkruan EiroNews.
“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati.