Në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për EURO 2024, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistët e Kombëtares A që në ditën e tyre të parë të grumbullimit për t’u dhënë mbështetjen e parezervë të tij dhe të të gjithë federatës, në rrugëtimin drejt kualifkimit në Euro 2024, përcjell InLajmi
Në fjalimin e mbajtur para futbollistëve, presidenti Ademi shfaqi besimin në këtë grup të lojtarëve duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup.
Ademi u tha futbollistëve se që së bashku ata do të jetësojnë ëndrrën shumëvjeçare.
FFK-ja dhe presidenti Ademi, po vazhdojnë të angazhohen për ta ngritur çdo herë e më shumë nivelin organizativ të Kombëtarës A dhe në këtë aspekt, sot ekipit i është bashkuar edhe një nutricionist anglez, që është pjesë e klubit të Arsenalit dhe që do të jetë me Kombëtaren tonë gjatë ditëve në vijim për të përmirësuar edhe më tej kujdesin e të ushqyerit të futbollistëve tanë. /InLajmi/